Efektet nga shkrirja e oqeanve, drastike për shëndetin njerëzor

Vlerësimi i fundit për klimën nga ana e OKB-së, paralajmëron se njerëzimi duhet të ulë në mënyrë drastike emetimet e gazeve serrë

Efektet nga shkrirja e oqeanve
Efektet nga shkrirja e oqeanve

Oqeanet arritën nivelet e tyre më të nxehta dhe më acidike të regjistruara në vitin 2021 dhe shkrirja e shtresave të akullit i shtyu nivelet e detit në lartësi të reja, thuhet në një raport të Organizatës Botërore të Meteorologjisë.

Organizata paraqiti një pamje të zymtë në raportin e saj vjetor të klimës globale, me Sekretarin e Përgjithshëm Petteri Taalas që parashtronte numrat.

Efektet nga shkrirja e oqeanve
Efektet nga shkrirja e oqeanve

“Ka qenë rreth 2 milimetra në vit 20 vjet më parë, por kohët e fundit, ne kemi parë 4.5 milimetra në vit rritje të nivelit të detit, që është një rekord deri tani”, ka thënë Taalas.

Nivelet atmosferike të dioksidit të karbonit dhe metanit që ngrohin klimën gjithashtu tejkaluan rekordet e mëparshme, shtoi raporti. Dhe me temperaturën mesatare globale të vitit të kaluar 1.11 gradë Celsius mbi mesataren paraindustriale, bota po i afrohet pragut 1.5 gradë.

Pikërisht këtu pritet që efektet nga ngrohja të bëhen drastike, paralajmëron këshilltari special i OKB-së, Selwin Hart.

“Pa shumë, shumë veprime dhe ambicie të mëdha, shumë më tepër urgjencë, ne jemi gati të humbasim dritaren e ngushtë të mundësisë për të mbajtur gjallë objektivin 1.5 shkallë të marrëveshjes së Parisit.”

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres e ka quajtur raportin një dështim të njerëzimit.

Me rritjen e çmimeve të energjisë dhe me vendet evropiane që përpiqen të zëvendësojnë Rusinë si furnizues i energjisë.

Raporti i WMO-së tha se oqeani u ngroh shumë më shpejt në 20 vitet e fundit. Ky trend nuk pritet të përfundojë së shpejti dhe organizata paralajmëroi se ndikimet e atij ndryshimi mund të duhen shekuj apo edhe mijëvjeçarë për t’u kthyer e sidomos në shëndetin njerëzor.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika