“Efekti i liberalizimit të vizave do të vërehet pas gjashtë mujorit të parë të vitit”

Me 1 janar 2024 Kosova zyrtarisht ka marrë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

Ndërsa, sektori i gastronomisë thuhet se do preket nga liberalizimi i visave.

I ftuar tek emisioni “Rreth e Rrotull”, gastronomi Veton Zuka ka theksuar se sektori i gastronomisë do preket dhe do përjetojë krizë sidomos për kuzhinierët apo ndihmëskuzhinierët.

“Kërkesat dhe lejet për punë kanë filluar edhe më parë por mundësitë për lëvizje kanë qenë shumë të vogla. Por nuk është veç kjo fazë prej janarit, nuk është risi tani për tani.  Përndryshe, po, por nuk vërehet menjëherë por sa i përket punëtorëve ka pas telashe sidomos pas pandemisë, e ka bërë një kthesë në vetëdijësimin të punëve dhe profesioneve për të u gjindur njerëzit.”

Zuka pranon se do të ketë telashe edhe në sektorin e gastronomisë duke theksuar se ka punëtor që presin për të shkuar larg vendit, për një vend dhe kushte më të mira të punës.

Ndërsa sa i përket mungesë të punëtorëve, do të ketë mungesë të kuzhinierëve dhe ndihmëskuzhinierëve sepse “kërkohen si me qenë doktora”.

” Prodhim të gastronomis do të ketë telashe më të mëdha pavarësisht që do të thotë se shërbimi mundet me u modifiku, se shkojnë self servis,ndërron koncepti, modifikohet biznesi, shkurtohen punëtorët.., pavarësisht që varet nga gastronomi se sa mundet me pa prej larg këtë feature”, është shprehur Zuka.

Ndërsa, në profesionin e Burimeve Njerëzore, Donart Zeqiri nga HR BEE Academy, ka thënë se vërehet lëvizja brenda këtij muaji të qytetarëve të Kosovës që ushtrojnë këtë profesion, por mbetet të shihet në vijim se a e kanë vetëm vizitë tek familjarët apo synojnë diçka më shumë.

” Relativisht ka  lëvizje, nuk mundemi me definu se a është ikje apo është vetëm vizitë për arsye se është vetëm një mundësi  e lëvizjes. Të paktën kompanitë ende nuk kanë deklaruar se e kanë lëshuar vendin e punës apo po dojnë me lëvizë. Vërehet një ftohje mes relacionit punëdhënësit dhe punëtorit.  Ka bazë se dojnë me lëvizë”, ka thënë Zeqiri.

Ndërsa siç po alarmohet se do të ketë lëvizje të qytetarëve, Zeqiri ka thënë se do të ketë por jo në shifrat siç po pretendohet.

“Është një lloj qetësie, para furtunës. Nuk dihet saktësisht se çka ka me ndodh. Por gjithsesi do të lëvizin qytetarët e Kosoves për arsyeje të ndryshme, si për faktorët e tjerë qoftë për mirëqenien sociale, për shkak të edukimit por edhhe për faktorët e tjerë ekonomik. Lëvizin për mossiguri në vendin tonë, një arsimim të saktë, qoftë edhe për sigurinë e luftës nacional që përmendet kohët e fundit”, ka thënë Zeqiri.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika