Ejupi: I bëj ftesë ministrit Çeku të bëjë zgjidhje sepse po dëmtohen klubet

Një nga donatorët e FC Prishtinës, Remzi Ejupi ka bërë thirrje që të bëhet një zgjidhje për licencim për Federatën e Futbollit e Kosovës(FFK) nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS)

Remzi Ejupi, një nga donatorët e FC Prishtinës

I ftuar në emisionin “Dueli Sporti”, një nga donatorët e FC Prishtinës, Remzi Ejupi ka bërë thirrje që të bëhet një zgjidhje për licencim për Federatën e Futbollit e Kosovës nga MKRS-ja.

Ai tha se “i bëj thirrje ministrit që të bëj një zgjidhje, sepse po dëmtohen kluben”. Ejupi po ashtu shtoi se “ne, te Prishtina kemi humbur shuma të mëdha në sezonin e kaluar deri në vitin e ri. I kemi pasur donatorët dhe kontratat e përfunduara, dhe nuk kanë mundur t’i marrin vërtetimet sepse Federata nuk është e licencuar”.

Kujtojmë që nëse FFK-ja nuk licensohet nga MKRS-ja, atëhere klubet nuk mund të përfitojnë nga ligji për sponzorizim.

“Dueli Sportiv” do të ju shoqërojë çdo të dielë, me fillim nga ora 22:00. Përveq diskutimeve për sportin vendor dhe atë ndërkombërtar shumë shpejtë do te ketë edhe shumë risi tjera.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika