Ekipi i pelegrinazhit largohet nga Manastiri i Banjskës (VIDEO)

Në një video ekskluzive të siguruar nga RTV Dukagjini, shihet ekipi i pelegrinazhit teksa largohen nga Manastiri i Banjskës

Ekipi i pelegrinazhit i cili po qëndronte në Manastirin e Banjskës, tashmë janë larguar që aty.

Kështu shihet në një video ekskluzive të siguruar nga ekipi i RTV Dukagjinit i cili po e përcjellë të gjithë ngjarjen nga veriu.

Ndryshe, shtatë shtetasit maqedonas që gjendeshin në një hotel afër Manastirit në Banjskë, ku ndodhi sulmi ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të hënën nën shoqërimin e policisë, janë kthyer në Maqedoninë e Veriut.

Njoftimi është bërë i ditur nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sipas të cilit, shtetasit maqedonas janë lënë të lirë pas intervistimit dhe analizave të tjera nga Policia e Kosovës.

“Pas intervistimit dhe analizave të zakonshme nga Policia e Republikës së Kosovës, të hënën në mëngjes qytetarët tanë janë nisur të sigurt për në shtëpi, të shoqëruar nga Policia e Kosovës. Rrethanat, në të cilat u gjendën, ishin komplekse, duke qenë se ata ishin të akomoduar në një hotel, në afërsi të vendit ku ndodhi sulmi me armë ndaj policisë”, ka njoftuar Osmani në rrjetin social Facebook.

Osmani ka thënë se, lidhur me këtë rast, ishte në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Kosovës, të cilat “garantuan sigurinë e qytetarëve tanë”.

Ai nuk ka dhënë detaje tjera mbi qëndrimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në afërsi të Manastirit në Banjskë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika