Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar pak më parë se po e zhvillon një aksion të përbashkët me IPK-në dhe AKI-në nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit.
TV Dukagjini do të sjell pamje dhe detaje ekskluzive gjatë ditës nga ky aksion i përbashkët i AKI-së, PSRK-së dhe IPK-së, përfshirë të arrestuarit.
Bastisje janë kryer në disa lokacione, përfshirë në rajonin e Anamoravës.
“Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit”, thuhet në njoftim e PSRK-së.
Edhe Dukagjini pamjet dhe detajet tjera do t’i bëjë publike gjatë ditës.
Disa arrestime janë bërë kohëve të fundit për veprën penale të spiunazhit, përfshirë qytetarë shqiptarë e serbë që kanë punuar e ndarë informacione me shërbimin sekret të Serbisë, BIA.