Ekspertët evropianë të shëndetësisë paralajmërojnë një valë të re të COVID-19

Vala e re e COVID-19 pritet që të përhapet brenda jave, kështu kanë paralajmëruar ekspertët evropianë të shëndetit dhe kanë thënë që virusi i gripit do të qarkullojë në të njëjtën kohë me COVID-19 duke rekomanduar që personat e grupeve me rrezik të lartë të vaksinohen kundër të dyjave

Foto ilustrim

Agjencia Evropiane e Barnave ka njoftuar që një valë e re infeksionesh COVID-19 do të godasë kontinentin në javët e ardhshme.

EMA ka mbajtur një konferencë për shtyp në Holandë ku zyrtarët kanë thënë se pandemia nuk ka mbaruar dhe se varianti Omicron vazhdon të ndryshojë dhe për këtë arsye të shkaktojë shqetësim.

“Javën e kaluar një nga këto variante të reja të Omicron që quhet BQ.1 është identifikuar në të paktën pesë vende në Bashkimin Evropian dhe Zonën Ekonomike Evropiane,” ka theksuar Dr. Marco Cavaleri, Drejtues i Strategjisë së Kërcënimeve Shëndetësore dhe Vaksinave.

“Sipas ECDC BQ.1 dhe çdo nën-linjë, e cila quhet BQ.1.1 do të bëhet dominuese nga mesi i nëntorit deri në fillim të dhjetorit”, ka shtuar ai.

EMA ka theksuar se pret që vala e re të filloj brenda një jave dhe ka shtuar se virusi po evoluon më shpejt se aftësia për të furnizuar vaksinat adaptive, të cilat janë ende në fazat e hershme të zhvillimit, raprton euronews.

Ndërkaq kanë thënë që virusi i gripit do të qarkullojë në të njëjtën kohë me COVID-19 këtë dimër dhe rekomandojnë që personat e grupeve me rrezik të lartë të vaksinohen kundër të dyjave.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika