Ekspertët: Gjuha polarizuese e partive politike bëhet për vota jo për qytetarët

Akuzat për rreshtim me Listën Serbe nga Lëvizja Vetëvendosje, e nga ana tjetër kundër-akuzat që ndërlidhen me kombësinë greke e dyshimet për qëllimet politike për Kosovën nga Dejona Mihali, janë gjuhë polarizuese që sipas ekspertëve të komunikimit dhe medias është përvetësuar nga të gjitha partitë politike me qëllim për të përfituar vota, e jo për të diskutuar e propozuar zgjidhje për problemet e qytetarëve

Ndërlidhja e Listës Serbe me partitë e ish-bllokut opozitar është karta të cilën Lëvizja Vetëvendosje e nxjerr shpesh herë nga xhepi.

Së fundi deputeti Agim Bahtiri e pyeti Përparim Grudën e PDK-së se a e kanë pyetur Listën Serbe për praninë e tij në seancë.

Kësaj logjika ia dha një rend edhe deputetja Albulena Haxhiu, e cila deputet si Sala Jashari e Jakup Nura i futi bashkë në një tabor me Listën Serbe në një postim me të cilën tentonte t’i ndërlidh duke vlerësuar se për të votuar kundër qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje ata janë në harmoni të plotë.

Kjo gjuhë shpesh nuk mbetet pa kundërpërgjigje. Kryetari i Prishtinës Përparim Rama së fundi e bëri një të tillë duke e sulmuar anëtaren e kryesisë së VV-së me pyetjen: “Dejona Mihali a po i tregon shqiptarëve kush je ti dhe çka bën në Kosovë?!”

Studiuesit e medias dhe komunikimit vlerësojnë se gjuha polarizuese me të cilën karakterizohej Vetëvendosje është përvetësuar edhe nga partitë tjera. 

“Janë dy elemente që e bëjnë të rëndëishme për me e dallu këtë epokën e post-t’vërtetës, e para është që gjuha me të cilën komunikojnë politikanët është jashtëzakonisht gjuhë e thjeshtëzuar, dhe e dyta ka ngarkesë emocionale. Pra këdo që e godasin tentojnë që përmes asaj goditje, atij fjalimi goditës të japin edhe një mesazh emocional që nxit emocionet e audiendës edhe në të njëjtën kohë e bëjnë shumë të thjeshtë përmes etiketimeve”, ka thënë Alban Zeneli – Profesor i gazetarisë.

“Njerëzit akuzohen për të qenurit bashkëpunëtor të Serbisë, kështu ashtu, ose të Greqisë ose të nuk e di kujt, me qëllim të denigrimit personal ose privat, në luftën elektorale, mendoj se është fatkeqësi e madhe për sferën publike sepse kjo e përmbush atë diapazanin e konsumit politik, ndërsa çështjet e spitaleve çështjet e shëndetësisë, arsimit, e kanalizimti e zhvilli e investimeve kapitale nuk diskutohet pothuajse asnjëherë.”, ka thënë Abit Hoxha – Profesor.

Hoxha thotë se kjo atmosferë dhe këto akuza janë në kufijtë e gjuhës së urrejtjes e cila është vepër penale dhe bëhet për përfitim politik dhe sipas tij do të vazhdojë edhe gjatë fushatës 12 ditore për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika