Eksperti i sigurisë Shala: Anglia e paralajmëroi Serbinë se nëse zhvillon aktivitete ushtarake në Kosovë, 70 mijë trupa angleze do të shkonin në Beograd

Eksperti i sigurisë në vend, Drizan Shala, i ftuar në emisionin "Mr G" në Radio Dukagjini ka dhënë më shumë detaje rreth situatës në Veri të Kosovës

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala


Drizan Shala, ekspert i sigurisë në Kosovë, i ftuar në emisionin “Mr G” në Radio Dukagjini ka thënë se ka ekzistuar një plan i hartuar nga britanezet që nëse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tenton të bëjë një aktivitet ushtarak në Kosovë, trupat angleze do të vijnë në Beograd.

Tutje, Shala ka thënë se kjo i është bërë e ditur Vuçiqit se nëse bën aktivitete ushtarake pas 24 orëve do të vijnë rreth 70 mijë trupa angleze në Beograd.

“Në Veriun e Kosovën operojnë tri grupe”, ka thënë Shala, tutje ka shtuar se kemi ardhur në një situatë ku dhe një petarde e vogël mund të ndikojë në përkeqësimin e ngjarjes.

Ndërsa rreth situatës aktuale në Veri të Kosovës, eksperti i sigurisë, Drizan Shala është shprehur se në këto momente ka vetëm administratim të situatës dhe jo përshkallëzim të saj.

Mes tjerash, Shala ka theksuar se beson që brenda këtyre ditëve çështja e barrikadave do te asgjësohet.

Ndërsa, rreth luftës ruse në Ukrainë, Shala ka potencuar se regjionet ukrainase që Rusia i sheh si më të rëndësishme janë rajoni i Donbasit, Khersonit dhe Luhanskut. Tutje këto rajone, Shala ka thënë se Rusia i konsideron si “meka” të tyre.

Sa i përket rolit të bashkisë ndërkombëtare në luftën ruse në Ukrainë, Shala është shprehur se që nga fillimi i luftës ajo ka dhuruar mbështetje finarciare dhe morale për Ukrainën.

Sipas tij, lufta në Ukrainë do të përfundojë me 24 shkurt dhe palët do të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

“Ka një tendencë që 24 shkurti i vitit të ardhshëm do të jetë fundi i luftës dhe palët do të kthehen në tavolinën e bisedimeve”, ka thënë Shala.

Ndërsa për ndikimin e luftës ruse në situatën në Veri të Kosovës, Shala ka theksuar se konflikti në Ukrainë i ka ndihmuar Kosovës t’i përshpejtoj disa bisedime të rëndësishme me akterët ndërkombëtarë.

Ai ka shtuar se në Ballkanin Perëndimor janë dy përfaqësues si Vulin dhe Dodik, të cilët duan t’a kthejnë serish “botën serbe” sërish.

“Bashkësia ndërkombëtare është e prerë, Kosoves duhet t’i mbrohet integriteti territorial”, ka thënë tutje ai.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika