Eksplozivi pranë gazsjellësit në Serbi: A po përdoret incidenti për vota në Hungari?

Një incident i dyshimtë me eksploziv pranë një gazsjellësi në veri të Serbisë ka shkaktuar reagime në rajon dhe më gjerë, vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendimtare në Hungari.

Sipas deklaratave zyrtare, autoritetet serbe zbuluan një mjet shpërthyes me fuqi të madhe pranë një segmenti të gazsjellësit që transporton gaz rus drejt Hungarisë përmes sistemit TurkStream. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se kishte informuar menjëherë kryeministrin hungarez, Viktor Orbán, për rastin, duke shtuar se hetimet janë në vazhdim.

Ngjarja, që thuhet se ndodhi pranë qytetit Kanjizë, afër kufirit me Hungarinë, vjen në një moment tejet të ndjeshëm politik, vetëm një javë para zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit në Hungari, ku Orban përballet me një garë të fortë nga opozita.

Megjithatë, mungesa e detajeve konkrete dhe publikimit të provave ka ngritur dyshime.

Një ish-zyrtar i inteligjencës hungareze ka deklaruar se në ditët e fundit kanë ekzistuar diskutime në qarqet e sigurisë për një plan të saktë të një operacioni “false-flag”, që do të përfshinte pikërisht këtë gazsjellës në Serbi, me qëllim ndikimin në zgjedhjet hungareze.

Edhe lideri i opozitës hungareze, Peter Magyar, ka shprehur dyshime, duke sugjeruar se incidenti mund të jetë përdorur për të rritur mbështetjen për Orban.

Analisti boshnjak Asim Mujanoviq e sheh këtë zhvillim si pjesë të një dinamike më të gjerë politike në rajon.

Sipas tij, edhe nëse supozimet për një operacion të inskenuar mbeten të paverifikuara, ajo që është e rëndësishme është ndikimi që ka lidershipi i Orbanit përtej kufijve të Hungarisë.

“Natyrisht, ky është një operacion i rremë në të cilin është e përfshirë Serbia. Por ajo që është e spikatur është se si ilustron se sa emancipuese do të ishte rënia e Orbanit përtej Hungarisë. Aleatët e tij në Ballkan – veçanërisht Vuçiç dhe Dodik – do ta ndienin humbjen e tij thellë”, ka shkruar Mujanoviq.

Mujanoviq thekson se ky rast nuk mund të injorohet siç u injorua sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit.

“Përfshirja e Vuqiçit në këtë operacion transparent të flamurit të rremë për të rrëmbyer zgjedhjet hungareze duhet të jetë një pikë kthese për lidhjet BE-Serbi. Kjo nuk mund të injorohet, siç u injorua sulmi paraushtarak në Banjska (në mënyrë absurde, për të qenë të qartë). Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë së vetë BE-së”, ka shtuar ai.

Gazetarja Lili Bayer ka raportuar se zbulimi i eksplozivit dhe reagimet politike që pasuan kanë shtuar kontrollin publik në Hungari, veçanërisht për shkak të kohës së ndjeshme para zgjedhjeve.

“Një ish-zyrtar i inteligjencës hungareze na tha se gjatë ditëve të fundit ka pasur diskutime në qarqet hungareze të sigurisë në lidhje me një plan të saktë për një operacion me flamur të rremë që do të ndikonte në tubacionin në Serbi, si pjesë e përpjekjeve për të ndikuar në zgjedhjet e Hungarisë”, ka shkruar Bayer.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika