Eksponatet e Muzeut të Mitrovicës “mbahen peng” në Muzeun e Beogradit

Muzeu i Mitrovicës është themeluar në vitin 1952, që prej atëherë ky muze mban në supe kulturë, histori, trashëgimi e vlerë për qytetin e Mitrovicës. Mirëpo, një pjesë e madhe e eksponatee të fondit të këtij muzeu gjatë fundviteve të '90-ta ishin dërguar në një ekspozit në Beograd, por që më ato nuk janë kthyer asnjëherë në Kosovë

Ndërtesa e Muzeut të Mitrovicës

Në fundvitet e ’90-ta në Muzeun e Mitrovicës janë marrë rreth 1 mijë e 247 eksponate nga Sektori Arkeologjik dhe ai Etnologjik për t’u dërguar në Serbi për një ekspozitë në Muzeun e Beogradit.

Këto eksponate pavarësisht kërkesave të ndryshme që janë bërë deri më tani, nuk janë kthyer asnjëherë në Kosovë.

Institucionet e Kosovës, sipas zyrtarëve të muzeut, duhet të bëjnë më shumë në negociata që këto eksponate por edhe eksopatet e tjera të marra nga regjimi serb i asaj kohe, të kthehen nëpër institucionet e tyre ku edhe e kanë vendin, sepse ato janë trashëgëmi dhe vlerë e Kosovës.

Muzeu i Mitrovicës është themeluar në vitin 1952 duke filluar veprimtarinë si institucion në objektin e vjetër të komunës. Nga viti 1960, Muzeu i Mitrovicës vazhdon veprimtarinë në objektin e Hamamit të Qytetit, i cili ishte shtetëzuar nga pushteti i kohës vetëm një vit më parë, kur edhe ishte adaptuar si objekt i muzeut.

Ndërsa, që nga viti 2009 e deri më tani muzeu ndodhet në ish-shtëpinë e Armatës Jugosllave, objekt tashmë i mbrojtur me ligj.

Pamje të Sektorit të Etnologjisë në Muzeun e Mitrovicës

Fillimisht Muzeu i Mitrovicës ishte themeluar për pasqyrimin e Luftës Nacionale Çlirimtare (LNÇ). Më vonë ishte menduar të tipizohet si Muzeu i Gjeologjisë, duke marrë parasysh pasurinë minerale dhe industrinë e pasur që kishte Mitrovica.

Naser Hajdari, punëtor në Muzeun e Mitrovicës, për Portali D ka thënë se ky muze qysh kur ishte ndërtuar, kishte eksponate.

“Gjatë viteve 1955-1962, tri vjet pas themelimit të Muzeut, filluan gërmimet arkeologjike në: Vallaç, Fafos, Zhitkovc, Karagaq, Lushtë dhe Municipumin DD, ku rezultuan me zbulimin e 2 mijë eksponanteve”.

Këto materiale i takojnë periudhës së Neolitit, Eneolitit, Bronzit, Hekurit dhe periudhës Romake. Materialet që ruhen në Muzeun e Mitrovicës janë objekt studimi i shumë studiuesve me renome ndërkombëtare.

Pamje të Sektorit të Arkeologjisë në Muzeun e Mitrovicës

Maria Gumbutas është njëra prej studiuesve që bëri publikimin e disa eksponanteve karakteristike që përbëjnë fondin e arkeologjisë.

Hajdari ka treguar ndarjen e sektorëve brenda muzeut.

“Muzeu i Mitrovicës përbëhet nga 7 sektorë: “Sektori i Fosileve”, “Sektori i Arkeologjisë”, “Sektori i Etnologjisë”, “Sektori i Historisë”, “Sektori i Gjeologjisë”, “Sektori i Neumizmatikës” dhe “Sektori i Multimedias”.

”Sektori i Fosileve” prezanton mbetjet e kafshëve parahistorike të cilat janë zhdukur gjatë periudhës së fundit të akullnajave.

”Sektori i Arkeologjisë” prezanton gjetjet më të vjetra nga kultura materiale, e cila përbëhet nga: figura të ndryshme antropomorfe dhe zoomorfe, altar, enë, stoli dhe vegla pune që i takojnë periudhës së Neolitit, Bronzit, Hekurit, Periudhës Romake, Bizantine dhe asaj të Mesjetës.

”Sektori i Etnologjisë” prezanton kultura, materiale me diversitet, eksponate që i takojnë shekullit 18, 19 dhe 20, veshje tradicionale, vegla pune, enë të ndryshme, stoli dhe orendi të ndryshme shtëpiake.

”Sektori i Historisë” është i pasur me dokumente osmane, armë të periudhave të ndryshme, foto dhe dokumente të cilat datojnë nga shekulli 18 deri në fund të shekullit 20.

”Sektori i Gjeologjisë” përbëhet prej: kristaleve, veglave të punës që i kanë përdorur minatorët në të kaluarën, mjete, foto dhe dokumente të ndryshme që pasqyrojnë të kaluarën e Minierës së Trepçës dhe industrisë së Mitrovicës me rrethinë.

”Sektori i Neumizmatikës” është i pasur me monedha të vjetra që nga periudha Romake, Bizantine dhe Osmane.

”Sektori i Multimedias”, që është risi në Muzeologjinë e Kosovës, përmban: mjete dhe paisje të ndryshme për projektimin e filmave që janë shfaqur në të kaluarën, mikrofilm, radio, dokumentar, incizime, materiale filmike digjitale që paraqesin në kontinuitet të kaluarën historike dhe materiale që nga periudha e Neolitit deri në ditët e sotme, deklarohet Naser Hajdari.

Muzeu i Mitrovicës funksionon nē kuadrin e Komunës së Mitrovicës, përkatësisht në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Institucioni financohet nga Komuna e Mitrovicës dhe stafi profesional dhe administrativ.

Hajdari  ka thënë se kohëve të fundit, Muzeu i Mitrovicës është bërë pjesë e Rrjetit Ballkanik të Muzeve dhe se kanë një mori bashkëpunimesh me muzet e tjera, institucione dhe organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Periudhat më të suksesshme të Muzeut të Mitrovicës janē vitet e 50-ta deri në vitet e 80-ta. Gjatë viteve të ’90-ta, gjendja e Muzeut të Mitrovicës stagnon për shkak të ndryshimeve politiko-shoqërore të asaj kohe në Kosovë nga pushtuesit serbë.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika