Ekstradohet nga Hungaria i dënuari me rreth 4 vjet burgim

Foto ilustruese

Të enjten, autoritetet e Kosovës realizuan ekstradimin nga Hungaria i të dënuarit S.T., 49 vjeç, nga fshati Gjonaj i Prizrenit, i cili kishte qëndrim të përkohshëm në Hungari.

Ekstradimi u krye në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për veprat penale, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, kultivim të bimëve narkotike si dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

S.T. ishte dënuar me 3 vite e 10 muaj burgim dhe me gjobë prej 4,000 €, por kishte shmangur vuajtjen e dënimit.

Pas ekstradimit, ai u dorëzua nga autoritetet hungareze dhe më pas nga policia e Prizrenit u dërgua në Qendrën e Paraburgimit.

Policia e Kosovës falënderon autoritetet hungareze për bashkëpunimin dhe thekson angazhimin e saj të vazhdueshëm për zbatimin e urdhër-arresteve dhe procedurave ligjore në funksion të drejtësisë dhe sigurisë publike.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika