Ekstradohet nga Kosova në Maqedoni të Veriut i kërkuari për vrasje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë, ka ekstraduar për Maqedoni të Veriut një të kërkuar për vrasje.

Sipas njoftimit policor, personi në fjalë ishte arrestuar nga autoritetet e Republikës së Kosovës, pasi që kërkohej nga Interpol me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Vrasje”, si dhe dyshohej se i ishte shmangur drejtësisë, njofton Dukagjini.

Ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi bazën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërinstitucional ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Të fundit nga rubrika