Ekzekutohen pagat në sektorin publik, Murati bën thirrje të festohet me produkte vendore

Tashmë janë ekzekutuar pagat e muajit dhjetor për sektorin publik, e më këtë rast ministri i Financave, Hekuran Murati u ka bërë thirrje qytetarëve që të festojnë me produkte vendore

Ministri Hekuran Murati ne Forumin për Qëndrueshmëri dhe Barazi Ekonomike

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar pagat e muajit dhjetor për sektorin publik.

“Nëse llogarisim edhe shtesat që u ekzekutuan para dy ditësh, janë rreth 140 milionë euro pagesa të bëra në llogaritë e qytetarëve, vetëm këtë javë”, ka thënë Murati.

Ministri i Financave ka bërë thirrje që qytetarët të ndihmojnë në forcimin e ekonomisë duke blerë prodhime vendore në këto kohë festash.

“Sa më shumë produkte vendore që blejmë, aq më shumë rritet punësimi e ekonomia”, ka thënë ai.

Sipas Muratit, kjo mundëson që të rritet buxheti, dhe me këtë rast rriten edhe pagat dhe mbështetja për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika