Kurti mbërrin në takimin e thirrur nga Haxhiu

Screenshot

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Në takim janë parë duke hyrë edhe Elbert Krasniqi nga grupi multietnik, deputetja e LVV-së, Donika Gërvalla, dhe deputetja Mimoza Kusari-Lila.

Haxhiu kishte ftuar të martën krerët e partive politike në një takim, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën politike dhe zhbllokimin e institucioneve.

Megjithatë, ftesa e saj është refuzuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca.

PDK-ja e ka cilësuar takimin e thirrur nga Haxhiu si “manipulim” të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa LDK-ja ka deklaruar se është e gatshme të takohet vetëm me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Edhe Aleanca ka refuzuar pjesëmarrjen, duke thënë se as Kurti dhe as Haxhiu nuk kanë treguar vullnet për të gjetur zgjidhje për krizën politike.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika