Talenti i ri pejan, Elod Gruda, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen në futbollin kosovar.
Futbollisti i Prishtina U19 po kalon një formë të shkëlqyer dhe së fundmi është shpërblyer me ftesë nga Kombëtarja U20 e Kosovës, e drejtuar nga trajneri Bekim Isufi.
Gruda shihet si një nga premtimet më të mëdha të futbollit kosovar, falë teknikës së tij të lartë dhe inteligjencës taktike në fushë. Ai nisi rrugëtimin e tij futbollistik që në moshë të vogël, duke luajtur në rrugët e Pejës, ku shpejt u dallua për talentin dhe pasionin e tij.
Edhe pse ende shumë i ri, Elodi ka zgjuar interesimin e rekrutuesve dhe klubeve evropiane, që e shohin si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen.
Pasioni, përkushtimi dhe vendosmëria e tij janë cilësi që e dallojnë dhe e bëjnë të besueshëm si një emër i rëndësishëm për të ardhmen e futbollit në Kosovë.
