Rexhaj: Në VV po diskutojmë për mandatarin, por zgjedhjet po duken në sfond

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, u shpreh se brenda partisë kanë nisur diskutimet lidhur me mandatarin pas takimit që patën krerët e partive politike këtë të premte me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, pas dështimit për të formuar qeverinë më 26 tetor.

Rexhaj, në “Debat Plus” në TV Dukagjin, u shpreh se sipas tij zgjedhjet janë në sfond përkundër përpjekjeve të Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion bashkëqeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës ose NISMA-n Socialdemokrate.

“Ne realisht këtë gjë po e diskutojmë, sigurisht se si po shihet zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare po shihen në sfond dhe besoj se në këtë stad qëndrimi i VV-së me të gjitha përpjekjet që jemi bërë rreth mundësisë së koalicioneve dhe takimeve që kemi thirre, letrës me LDK-së dhe thirrjes ndaj NISMA-s tashmë po shihe se mbetet në dorën e Presidentes se çfarë realisht se çfarë do të veproj. Meqenëse s’ka dakordanc mes subjekteve që fola atëherë besoj se zgjedhjet janë të dukshme ne sfond”, u shpreh Rexhaj.

Rexhaj, mes tjerash, u shpreh se presin vendimin final nga Osmani, por megjithatë ai konfirmoi se për të gjitha këto zhvillime e edhe për mandatarin do të mblidhet Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje.

“E presim vendimin final të presidentes. Një gjë është e sigurt që presidentja do të veproj institucionalisht – po presim kur presidentja të caktoj mandatarin, Sigurisht VV-ja do të thërras një mbledhje të kryesisë ku do të diskutojë për këtë. Siç duket nga numrat që janë në kuvend dhe përblërjen që tashmë është në kuvend është gati e pamundur që të formohet një qeveri dhe këtë e kemi provuar, sigurisht kur kemi një veprim institucional të presidentes nëse ajo ja jep të drejtën që VV-ja të përcaktojë mandatarin nëse atëherë s’ka ndonjë ndryshim të ndonjë subjekti politik për koalicion me VV-në atëherë siç e thash edhe më herët zgjedhjet janë në sfond”, u shpreh Rexhaj.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika