Elon Musk demanton lajmet se ai po planifikon të ndërtojë një areoport privat

Pronari i SpaceX, i Tesla dhe disa kompanive të tjera Elon Musk ka demantuar lajmet se ai po planifikon të ndërtojë një aeroport privat në qendër të Teksasit

Elon Musk

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter Elon Musk ka deklaruar së nuk janë të vërteta pretendimet së dëshiron të ndërtojë një aeroport në Austin, Teksas.

Kompanitë zotërojnë mijëra hektarë tokë në qendër të shtetit, me selinë e Teslës që u zhvendos nga Silicon Valley në Teksas në fund të vitit të kaluar,  kjo ishte njëra nga argumentet e qëndrueshme për të ngritur pretendime se Musk po planifikon të ndërtojë  një aeroport privat në Austin.

“E pa vërtetë”, ka filluar deklaratën e tij në Twitter Elon Musk si kundërpërgjigje.

Ai shtoi se se kompania Tesla është vetëm 5 minuta larg nga aeroporti Ndërkombëtar i Austin-it, dhe ndërtimi i një aeroporti privat do të ishte një marrëzi.

Megjithatë sipas tij aeroporti ndërkombëtar i Austin-it ka nevojë për edhe për një pistë tjetër, pasi popullsia e qytetit të Austin-it është duke u rritur shpejtë.

“E pa e vërtetë. Tesla është 5 minuta nga aeroporti ndërkombëtar i Austin. Do të ishte marrëzi të ndërtoje një aeroport tjetër privat, megjithatë aeroporti ekzistues ka nevojë për një tjetër pistë, pasi Austin po rritet me shpejtësi”, ka thënë Musk.

Elon Musk po planifikon të ndërtojë një aeroport privat

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika