Elon Musk kërkon “ndikim të fortë” mbi “ushtrinë e robotëve” që po ndërton

Në një konferencë për shtyp rreth të ardhurave të Teslës të mërkurën, njeriu më i pasur në botë mendoi për të ardhmen e robotëve Optimus të kompanisë së tij dhe kontrollin e tij mbi ta.

Tesla mund të jetë një prodhues makinash elektrike, por CEO i saj, Elon Musk, e sheh kompaninë shumë më gjerë: si një novator në fushën e inteligjencës artificiale dhe softuerëve, e madje si ndërtues të robotëve që do të ndryshojnë botën.

Në korrik, Musk deklaroi se Tesla duhet të vlejë shumë më tepër sesa sot – deri në 20 trilionë dollarë, një shumë që është më shumë se pesëfishi i vlerës aktuale të kompanisë Nvidia.

Por përveç ambicieve për kompaninë, Musk ka bërë të qartë se kërkon edhe shpërblim të jashtëzakonshëm financiar. Në nëntor, aksionarët e Teslës do të votojnë për propozimin e bordit që parashikon t’i paguajë Musk 1 trilion dollarë gjatë dekadës së ardhshme.

Marrëveshja do ta rriste gjithashtu pjesën e tij në pronësinë e kompanisë nga 13 për qind në 25 për qind, por vetëm nëse Musk arrin disa objektiva tepër ambiciozë:

  • 20 milionë automjete të dorëzuara,
  • 1 milion taksi robotike në funksion,
  • një vlerë tregu prej 8.5 trilionë dollarësh,
  • dhe 1 milion robotë humanoidë “Optimus” të prodhuar dhe shpërndarë.

Gjatë një telefonate me investitorët të mërkurën, Musk u ndal pikërisht te kjo e fundit – robotët – duke dhënë ndoshta argumentin më të fortë deri tani përse kërkon më shumë kontroll te Tesla.

“Shqetësimi im kryesor për kontrollin e votave në Tesla është: nëse ndërtoj një ushtri kaq të madhe robotësh, a mund të përfundoj i përjashtuar në një moment të ardhshëm?” tha ai.

“Nëse ne ndërtojmë këtë ushtri robotësh, a do të kem të paktën një ndikim të fortë mbi të? Jo domosdoshmërisht kontroll, por ndikim të fortë… Nuk ndihem rehat të ndërtoj një ushtri robotësh pa e pasur atë ndikim”.

Për Teslën, sipas tij, Optimus do të jetë “një burim i pafund parash”, duke argumentuar se çdo njeri do të dëshirojë një robot humanoid që mund të kryejë punët në vend të tij./Wired

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika