Emërohet shefi i ri i EULEX-it në Kosovë

EULEX njofton se shefii e ri të këtij misioni në Kosovë është Giovanni Pietro Barbano, mandati i të cilit do të zgjasë nga 26 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025

EULEX njofton se shefi i ri të këtij misioni në Kosovë është Giovanni Pietro Barbano.

“Mandati i tij si shef i EULEX-it në Kosovë do të zgjasë nga 26 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Tutje bëhet e ditur se në përputhje me rishikimin e fundit strategjik të EULEX-it në Kosovë, Këshilli vendosi që përveç vazhdimit të zbatimit të detyrave të tij, misioni do t’i ndihmojë autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës duke zhvilluar kapacitetet e tyre për të shkëmbyer informacione me homologët rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Kjo ndihmë do të jetë në fushën e asistencës ligjore dhe asaj të bashkëpunimit në çështjet penale.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika