Emisari norvegjez: Nuk e kam parë propozimin franko-gjerman, dialogu duhet të përqendrohet në rezultate

Përfaqësuesi i Posaçëm i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne S. Bjørnstad, ka thënë se dialogu duhe të përqendrohet në rezulate dhe jo në afate kohore. Gjithashtu, ai ka thënë se propozimin “franko-gjerman” nuk e ka parë dhe do të preferonte të mos jepte një vlersim

Përfaqësuesi Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne S. Bjørnstad

Norvegjia propozimin “franko-gjerman” e sheh si plotësues e jo konkurrues ndaj Dialogut të ndihmuar nga Brukseli ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha Përfaqësuesi i Posaçëm i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne S. Bjørnstad, në një përgjigje ekskluzive për gazetën online Reporteri, shkruan Dukagjni.

Ndërkaq, ai ka thënë se propozimin “franko-gjerman” nuk e ka parë dhe do të preferonte të mos jepte një vlersim.

Por, ai ka shtuar se i mirëpret propozimet e Parisit dhe Berlinit.

“Unë s’e kam parë propozimin “franko-gjerman”, kështu që s’do të doja të jap një vlerësim për të. Sidoqoftë, përkushtimi i Berlinit dhe Parisit për iniciativë në dialogun Serbi-Kosovë është për t’u mirëpritur”, thotë ai që në nisje të bisedës.

“Ne propozimin “franko-gjerman” e shohim si plotësim dhe jo si konkurrencë ndaj Dialogut të Brukselit. Por, sigurisht se u mbetet palëve të vendosin nëse duan ta kornizojnë dialogun e udhëhequr nga BE sipas propozimeve të këtyre dy shteteve anëtare të BE-së”, tha Arne S. Bjørnstad.

Arne S. Bjørnstad, si një diplomat i angazhuar për një kohë të gjatë me çështje ballkanike, si dhe ish-ambasador norvegjez në Beograd, tashmë Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, thotë se Norvegjia ka qenë angazhuar në Ballkan që nga vitet 1990.

Por, pyetur se a do të angazhohet Norvegjia konkretisht përmes propozimeve të saj, njëjtë si Franca e Gjermania, Bjørnstad që para katër ditësh qëndroi në Prishtinë, thotë se shteti i tij nuk ka planifikuar një gjë të tillë.

“Norvegjia është angazhuar në përpjekjet për stabilizim dhe ripajtim në Ballkanin Perëndimor që nga vitet e 90’ta, por ka histori edhe më të gjatë angazhimi në rajon. Gjithmonë ne kemi punuar me partnerët tanë perëndimor”, i tha ai gazetës online Reporteri.net.

“Sa i përket dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ne bëjmë më të mirën e përpjekjeve tona për të mbështetur dialogut e udhëhequr nga BE – që për neve është e vetmja rrugë para – si dhe punën e shkëlqyeshme të Përfaqësuesit Special të BE-së [Miroslav Lajçak]”.

Prandaj, thotë ai, “nuk planifikojmë të paraqesim propozime tona”.

“Sa për pritshmëritë [rreth dialogut], ne besojmë se duhet të përqendruar në rezultatin, dhe jo afatet kohore”, konkludoi Arne S Bjørnstad, kur e pyetëm rreth një afati fiks për një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më së largu deri në maj të vitit 2024.

Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, tha se është çështje javësh që palët pritet të pajtohen rreth një “rruge për të vazhduar para” për dialogun.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “marrëveshja duhet arritur sa më parë” kur u pyet nga Tim Sebastian në “Conflict Zone” se a do të ketë marrëveshje para majit 2024. Kurti u përgjigj se “nuk jam i sigurt se i kemi as dy vite kohë”.

Propozimi “franko-gjerman”, siç e ka shpjeguar presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, nënkuptonte që Serbia të pranonte dhe të mos e pengonte Kosovën të anëtarësohej në institucionet dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashluara, në këmbim të anëtarësimit të përshpejtuar të Serbisë në Bashkimin Evropian si dhe ndihmë të konsiderueshme financiare për Beogradit.

Përfaqësuesi Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad, në fillim të kësaj jave ka qëndruar në Prishtinë. I shoqëruar nga ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, ai është pritur në takim edhe nga Kryeministri Albin Kurti.

“Me Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Bjørnstad u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përmes gatishmërisë për takime, vullnetit për marrëveshje dhe propozimeve konkrete, Republika e Kosovës është treguar se është palë konstruktive në procesin e dialogut drejt marrëveshjes ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke, u shpreh kryeministri Kurti”, ka njoftuar të hënën Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika