Emmanuel Macron rizgjidhet president i Francës

Francezët kanë vendosur, Emmanuel Macron u rizgjodh këtë të dielë si kreu i shtetit, duke fituar kryesisht raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kundër Marine Le Pen

Emmanuel Macron, presidenti aktual i Francës

Emmanuel Macron është rizgjedhur president i Francës, përballë Marine Le Pen, sipas vlerësimeve të para të institutit të sondazheve Ifop, raporton “Le Figaro”.

Emmanuel Macron me 58.2%, të dielën të 24 prillit, fitoi mandatin e dytë si presidenti Francës.

Në garë ishin presidenti aktual, Emmanuel Macron, dhe kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e cila fitoi 41.8% të votave.

Që 20 vjet, Franca nuk ka mbështetur një president për dy mandate, dhe kurrë më parë një president nuk është rizgjedhur me shumicën në parlament.

Mbështetësit e Macron festojnë nën hijen e Kullës Eifel

Presidenti i zgjedhur i Francës, gjatë fjalimit në Champ de Mars, është shoqëruar me brohoritje nga mbështetësit e tij, të cilët festonin rizgjedhjen e tij për herë të dytë në krye të Francës.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, kryeministri i Belgjikës dhe ai i Luksemburgut, ishin ndër liderët e parë evropianë që e uruan zotin Macron.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson uroi në Twitter rizgjedhjen tij si President i Francës.

“Franca është një nga aleatët tanë më të afërt dhe më të rëndësishëm. Unë pres që të vazhdojmë të punojmë së bashku për çështjet që kanë më shumë rëndësi për dy vendet tona dhe për botën”, ka shkruar Johnson.

Macron kishte fituar mandatin e tij të parë në zgjedhjet presidenciale më 7 maj të vitit 2017

Mandati i presidentit të Francës është pesëvjeçar.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika