Ende nuk dihet nëse Kosova do të aplikojë këtë vit në INTERPOL e UNESCO

Institucionet e Kosovës e kanë marrë shumë seriozisht angazhimin për anëtarësim në organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior, por ky seriozitet po mbetet vetëm deklarativ pasi në praktikë asnjë hap nuk është bërë karshi kësaj

Ilustrim

Institucionet e Kosovës e kanë marrë shumë seriozisht angazhimin për anëtarësim në organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior, sidomos pas luftës në Ukrainë e qëndrimit neutral të Serbisë karshi sulmit rus mbi këtë shtet.

Mirëpo, ky seriozitet po mbetet vetëm deklarativ pasi në praktikë asnjë hap nuk është bërë karshi kësaj.

Zyra e kryeministrit as ministritë përkatëse të linjës nuk kanë kthyer përgjigjen, nëse kanë marrë ndonjë masë për aplikim në NATO, INTERPOL apo UNESCO.

Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se aplikimi për anëtarësim në këto organizata të sigurisë kërkon shumë angazhim, e që, sipas tyre, deri më tani nuk është parë.

“Deri më tani Qeveria nuk ka bërë ndonjë hap konkret për t’u anëtarësuar në INTERPOL pasi nuk ka vizion se si t’i qaset këtij problemi. Nuk është vetëm të aplikosh për anëtarësim në INTERPOL apo institucionet tjera të sigurisë e rezultati të jetë zero. Janë një mori procesesh që duhet të ndërmerren para se të aplikohet për anëtarësim në INTERPOL. Diplomacia duhet të riaktualizohet para se gjithash për këtë çështje”, deklaroi për RTV Dukagjinin, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Tërheqja në momentin e fundit për aplikim në organizatat ndërkombëtare të sigurisë vazhdon të ketë pasoja për Kosovën në çështjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Shkaku i marrëveshjës së katër shtatorit të vitit 2020 në SHBA, Kosova ishte detyruar të heqë dorë për një vit nga aplikimi për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika