Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka bërë një urim të veçantë dhe simbolik për festat e 28 Nëntorit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit.
Përmes një storie në rrjetet sociale, ai ka publikuar një imazh ku shfaqen krah për krah dy figura historike: Ismail Qemali, i Ati themelues i shtetit shqiptar, dhe Hashim Thaçi, të cilin ai e cilëson si atin themelues të shtetit të Kosovës.
