Enkel Rexhepi vendos flamurin kuq e zi në objektin e Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginë të Preshevës

Në festat e nëntorit kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginë të Preshevës ka vendosur flamurin kuq e zi në objektin e këtij Këshilli.

Ndërsa një natë më parë Ansambli Kombëtar “Shota” nga Kosova ka performuar, pikërisht për festat e nëntorit.

“Shota në Luginë, zemra na rrahu shqiptarisht. Sonte, Ansambli Kombëtar “Shota” nga Kosova solli një performancë madhështore në kuadër të Manifestimit “Nëntor – Lugina”, duke ndezur atmosferën me këngë, valle dhe energji që vetëm ata dinë t’i japin. Ky manifestim u nderua edhe më shumë me prezencën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Beograd, SH.T. Z. Bardhyl Cana, si dhe Kryetares së Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani. Koncerti u realizuar në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, me mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar”, ka shkruar mbrëmë Rexhepi.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika