Escobar dhe Lajçak vizitojnë sot Serbinë

Emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak të mërkurën e 7 qershorit do të jenë në Serbi për të diskutuar për tensionet në veri të Kosovës

Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe homologu i tij evropian, Miroslav Lajçak, vizitojnë të mërkurën Serbinë, për të biseduar me liderë shtetërorë lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës.

Escobar dhe Lajçak kanë qenë në Kosovë më 5 dhe 6 qershor.

Dyshja i kanë dhënë ultimatum kryeministrit Albin Kurti që më së largu deri të mërkurën duhet të japë përgjigje nëse e pranon zgjidhjen e propozuar nga ShBA-ja dhe BE-ja për depërshkallëzimin e situatës në veri.

Escobar ka thënë për gazetarët në pasditen e së martës se Washingtoni qëndron me popullin e Kosovës, por ka shtuar se nuk mbështet një individ që “nuk ka instinkt bashkëpunimi” – duke aluduar te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ne po e shohim që po merren vendime, pavarësisht partneritetit tonë, dhe ky është sinjal për ne – ne nuk mund ta pranojmë këtë gjë. Prandaj, në një pikë, kur të duam ta rikthejmë koordinimin dhe partneritetin me këtë Qeveri, ne jemi të gatshëm, sepse ne gjithmonë do të jemi me popullin e Kosovës. Kjo nuk nënkupton që duhet ta mbështesim një individ që nuk e ka atë instinkt të bashkëpunimit dhe koordinimit”, ka thënë Escobar.

Ndërsa, Lajçak ka theksuar nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje politike që mundëson përshkallëzimin e menjëhershëm dhe kthimin në normalitet.

“Sot në mëngjes me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kemi diskutuar për situatën në veri të Kosovës. Ne theksuam rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje politike që mundëson depërshkallëzimin e menjëhershëm dhe kthimin në normalitet”, ka shkruar Lajçak.

Të njëjtën kërkesë e pati edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ai ka theksuar nevojën për deeskalim të situatës në veri të Kosovës, përfshirë zgjedhje të reja e përfshirëse me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës.

Hovenier thekson sërish nevojën për deeskalim të situatës në veri të Kosovës

 

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika