Escobar: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE nuk ka alternativë

Krahas prezencës së tij në panelin e Forumit Strategjik të Bled, Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të bëjë shumë për të thjeshtuar procesin. Sipas tij, ndihma e BE-së është e vetmja përgjigje për krizën e ardhshme ekonomike

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se nuk ka alternativë për integrimin evropian duke cilësuar ndihmën e BE-së në atë proces sikur të vetmen përgjigje për krizën e ardhshme ekonomike.

Krahas prezencës së tij në panelin e Forumit Strategjik të Bled, forum ky që mbledh liderët e rajonit dhe vendeve të tjera evropiane, Escobar ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të bëjë shumë për të thjeshtuar procesin.

“Por shumë më tepër punë duhet bërë nga qeveritë e shteteve në anën e tyre për të bërë të mundur procesin e integrimit, ndërkohë që disa shtete dështojnë të përmbushin fare detyrimet e tyre”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se mbështet iniciativat e integrimeve ekonomike të rajonit duke përfshirë këtu edhe atë të “Ballkanit të Hapur”.

“Nuk kemi nevojë për një strategji të reintegrimi. Duhet të investojmë dy herë më shumë energji në zbatimin e strategjisë që kemi tani”, ka thënë zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit në panelin “Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor: Kush është gati”.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak ka thënë se BE-ja është padyshim e gatshme për vendet e atij rajoni.

Gjersa ka thënë se për Serbinë është shumë e rëndësishme që BE-ja të shohë përparim në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Lajçak ka thënë se BE-ja po shikon ecurinë e zgjedhjeve në Bosnjë dhe Hercegovinë, transmeton KP.

Mirëpo, Christian Schmidt, përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën, ka thënë se BE-ja duhet të bëjë shumë punë institucionale në anën e saj për të lehtësuar integrimin gjersa ka theksuar se Ballkani Perëndimor është në një situatë konflikti strategjik.

“Do të doja të shihja një ndryshim në kulturën politike në shtete. Integrimi duhet të vijë nga populli dhe jo vetëm nga ligji. Ky është çelësi i paqes”, ka thënë ai.

Schmidt ka deklaruar se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të fokusohen në raportet e tyre me Bashkimin Evropian.

“Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të fokusohen në marrëdhëniet e tyre me BE-në. Në planin e dytë është shkëmbimi rajonal, ku duhet të reduktohet numri i problemeve që e ngadalësojnë atë”, ka thënë Schmidt.

Pjesë në Forumin Strategjik të Bled-it ka marrur pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe raportohet se pjesë e tij do të jetë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika