Escobar: ShBA e mbështet Kosovën, pres lajme të mira pas takimit mes Kurtit dhe Vuçiq në Ohër

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se pret lajme të mira pas takimit në Ohër, ku do të takohen pala kosovare dhe serbe për të diskutuar për planin e zbatimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi.

Ai në një konferencë për media tha se plani evropian mundëson paqe të qëndrueshme në tërë Ballkanin Perëndimor.

Escobar theksoi se ShBA është mbështetësja më e madh e Kosovës dhe se janë të interesuar që marrëveshja me Serbinë të funksionojë mirë për shtetin e Kosovës.

“Pres takime produktive në Ohër, ne kemi për qëllim të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit që intensifikon Kosovën dhe Serbinë për t’u integruar në BE. Ky propozim evropian është mundësi e jashtëzakonshme për paqe të qëndrueshme. Si mbështetësi më i madh i Kosovës në botë, kemi qëllim që kjo të funksionojë për Kosovën, por jo vetëm për Kosovën, por edhe për tërë rajonin, që të zhbllokohen disa prej atyre burimeve që Ballkani ia siguron vetes dhe Evropës. Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër, jam shumë optimist për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, shpresoj që pas së shtunës të kemi lajme të mira”, ka thënë ai.

Pas takimit me Osmanin, Escobar do të takohet me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe më vonë, edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika