“Është dal UDB-a në lista” të veteranëve, emrat që i përmendi Neziri në “Debat Plus” ia kujtojnë një rast ish-prokurorit Blakaj

Ibish Neziri, ish i burgosur politik, ka zbuluar emrat e shqiptarëve që ai thotë se ishin bashkëpunëtorë të UDB-së dhe që e torturuan atë për 36 orë. Për këtë ka reaguar ish-prokurori special, Elez Blakaj

“Xhelajdin Beqiri, Hasan Jakupi, Jakup Lonçari, Faton Zhubi, Sejfullah Sahatçiu, Qazim Rugova, Mehemet Loci, Demë Muja, Mehmet Kasi, Ajet Gashi, Asllan Sllamniku e Sefedin Mehu”.

Këta janë emrat e shqiptarëve që sipas ish të burgosurit politik, Ibish Nezirit, kanë qenë pjesë e UDB-së famëkeqe. Ibishi në “Debat Plus” ka rrëfyer për torturat që ka përjetuar nga këta bashkëpunëtorë të UDB-së.

Për këtë ka reaguar ish-prokurori special, Elez Blakaj. Në një postim në Facebook, Blakaj përmendi një rast konkret nga një debat mes anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranit të UÇK-së.

“Përmenden emra dhe mbiemra konkretë të UDB-ashëve”, ka shkruar Blakaj.

Ai kujtoi se gjatë një takimi, anëtari i komisionit, Smajl Elezaj, deklaroi se “Osht dalë UDB-a në lista” të veteranëve.

“Po përmend një rast gjatë një takimi të këtij komisioni, kur anëtari i komisionit të lartëcekur, tani i akuzuar lidhur me rastin e veteranëve – Smajl Elezaj, e thotë troç gjatë kësaj përplasje; ‘Osht dalë UDB-a në lista’!”, ka shtuar Blakaj.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika