Gjersa në qendër të Podujevës, ndriçimi publik është aktiv edhe ditën, fshatrat përreth kanë mbetur në terr.
Hyrja në fshatin Dyz të Komunës së Podujevës karakterizohet me pamje piktoreske, me rrugë që vazhdojnë në mes të maleve.
Sa i bukur duket ditën po aq i frikshëm është natën për banorët e tij.
Kjo ngase një pjesë e madhe e fshatit përballet me mungesë të ndriçimit publik.
E si shkak i kësaj të fundit, edhe me rreziqe të tjera.
Jemi veç dy shtëpi te kjo pjesë, shkojnë në krye të katundit ndezin drita, e qendra, rruga kryesore që është pa drita nuk ngjesin. S’po e di ku është faji. Qysh nuk është vështirë, t’kallxoj për një vend dhe e vërtetë është kjo, kon te pytsh, përmbi 50 qenë dalin prej një shtëpie, është rrezik mr ecë”, ka thënë Avdush Bajoku, banor i këtij fshati.
Gjendjen në këtë fshat, ai e krahason me qëndrimin në burgje.
Natën ma s’vjen në shprehje hiç .Te na vend malor, ka qenë e ujq. Jo natën s’ka, pak a hiç, veç kush s’ka qare e s’ka kah ia mban tjetërkah se s’dalin si terrohet, janë si në burgun e Alkatrazit nuk dalin kurrë, ka shtuar Bajoku.
Bajoku shprehet i zhgënjyer me autoritetet komunale të cilat thotë se nuk i mbajtën premtimet.
Kurrë s’ka ardh kush me vizitu, ad për drita, as për ujë as kanalizim. Kryetari nashta pi qon po ata spo vijnë. Jam anku në zyrë, po thonë e kryne është kjo punë po qfartë. Jam shumë i zhgënjyer, ka thënë Bajoku.
Televizioni është interesuar të marrë përgjigje në Komunën e Podujevës por e njëjta ka qenë e paqasshme.