EULEX-i përkujton viktimat që humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit në verlindje të Mitrovicës

Delegacioni i EULEX-it nga Italia kanë bërë homaxhe tek varrezat e 24 viktimave të cilat kishin humbur jetën nga rrëzimi i aeroplanit në vitin 1999 në verilindje të Mitrovicës

Delegacioni i EULEX-it, përkujton 24 viktimat e vitit 1999

Një delegacion i EULEX-it në 23 vjetorin e rrëzimit të aeroplanit të UNMIK-ut, kanë përkujtuar 24 viktimat të cilat kishin humbur jetën në veri-lindje të Mitrovicës.

“Një delegacion i stafit të EULEX-it nga Italia i bëri nderimet e tyre 24 grave dhe burrave që humbën jetën tragjikisht më 12 nëntor 1999 kur aeroplani çarter i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, i njohur si fluturimi 3275, u rrëzua në kodrën e malit Piceli, në verilindje të Mitrovicës”.

“Kanë kaluar 23 vite, por ne do t’i kujtojmë gjithmonë”, kanë shkruar në Facebook.

Ndryshe në vitin me 12 nëntor të vitit 1999 aeroplani i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, i njohur si fluturimi 3275 ishte rrëzuar në kodrën e malit Piceli, në verilindje të Mitrovicës.

Nga rrëzimi i këtij aeroplani kishin humbur jetën 24 persona të cilët ishin zyrtarë ndërkombëtarë dhe punëtorë humanitarë.

Viktimat e rrëzimit të aeroplanit në vitin 1999 në verilindje të Mitrovicës

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika