Falsifikimi i parasë, dukuri shqetësuese për tregun në Kosovë

Paratë e falsifikuara që po qarkullojnë në tregun e Kosovës janë kthyer në shqetësim kohëve të fundit. Agjencia për Forenzikë e Kosovës në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë po punojnë vazhdimisht në luftimin e kësaj dukurie

Foto ilustrim





Një rast i falsifikimit të 100 eurove nga tre shtetas të huaj që u raportua gjatë kësaj jave është vetëm një nga 523 raste te raportuara nga Policia e Kosovës për nëntë muajt e këtij viti.

Këta persona që tentuan të paguajnë në një lokal në Shtërpcë me paratë false, janë arrestuar nga organet e drejtësisë dhe janë dërguar në mbajtje.

Vjollca Mavriqi, Specialiste për dokumente dhe dorëshkrime

Por, raste të tilla që kohëve të fundit po raportohen shpesh, përfundojnë për t’u ekzaminuar në Agjencinë Kosovare të Forenzikës.

“Sipas statistikave që i posedon Divizioni i jonë mundem me fol për periudhen 1 janar – 30 shtator të vitit 2021, kartmonedha më e falsifikuar rezulton ajo me valutën numerike 100 euro, gjithashtu sipas statistikave të divizionit tonë për periudhën e njejtë kohore, prap kartmonedha më e falsifikuar është 100 euro”, ka thënë specialistja.

Por, para se paratë të ekzaminohet, Mavriqi tregon disa nga tiparet ndihmëse për parandalim të mashtrimit.

“Tipar tjetër është edhe homologrami i vendosur këtu i cili mund të verifikohet vetëm me lëvizjen e dorës varëisht nga këndi i lëvizjes edhe hologrami e merr ose simbolin euro ose valuten numerike e cila është ajo kartmonedhë”, ka theksuar Mavriqi.

Shumica e këtyre falsifikimeve të parave, sipas Agjencisë Kosovare të Forenzikës bëhet në mënyrë të perfeksionuar, prandaj edhe ato po qarkullojnë më lehtë në treg.

“Gjithashtu në divizionin tonë vijnë edhe kërkesa për ekzanimin të monedhave me valutë të ndryshme numerike duke fillu prej 2 eurove deri tek ajo 5 cent, sipas statistikave tona si në vitin 2021 gjithashtu edhe gjatë këtij viti monedha më e falsifikuar është 2 euro”, ka shtuar ajo.

Policia e Kosovës ka treguar gjithashtu për RTV Dukagjini se edhe gjatë vitit 2021, janë iniciuar dhe trajtuar 866 raste të falsifikimit të parave.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika