Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë” me 17 shkurt

Pikërisht në 29-vjetorin e rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, familjarët e tyre, nga vendi i rënies së heronjve në Pestovë, shprehën mbështetje të qartë për marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

Në këtë ditë përkujtimi dhe nderimi, familjarët theksuan se sakrifica e heronjve dhe e gjithë popullit për liri nuk mund të vihet në dyshim dhe se drejtësia për çlirimtarët është obligim moral, kombëtar dhe historik.

Mbështetja për marshin po vjen gjithandej, nga të gjitha kategoritë e shoqërisë, nga familjarë dëshmorësh, veteranë, qytetarë, intelektualë, artistë e të rinj, si thirrje e përbashkët për drejtësi të paanshme dhe larg politikës.

Marshi “Drejtësi, jo politikë” është edhe në mbrojtje të çlirimtarëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke ritheksuar se drejtësia për ta është drejtësi për Kosovën.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika