Faruk Statovci do të jetë analist i “Dueli Sportiv” për sezonin 2023/24

Pjesë e panelit fantastik në emisionin "Dueli Sportiv" krahas Bylbyl Sokolit dhe Ismet Munishit, nga e diela e 6 gushtit tashmë si analist i rregullt do të jetë edhe trajneri Faruk Statovci

Nga e diela e 6 gushtit në ekranet televizive do të rikthehet emisioni i rekordeve “Dueli Sportiv”.

Pjesë e panelit fantastik krahas Bylbyl Sokolit dhe Ismet Munishit, tashmë si analist i rregullt do të jetë edhe trajneri Faruk Statovci.

Marrëveshja me Statovcin është arritur gjatë ditës së sotme në shtëpinë mediale RTV Dukagjini, dhe ai do t’i bashkohet “Duelit Sportiv” qysh nga emisioni i parë.

Statovci njihet për përpikmërinë e tij në analizat e futbollit vendor, teksa ka një karrierë të pasur si futbollist dhe trajner. Por, kjo nuk është e gjitha.

Emisioni i udhëhequr nga Kadrije Canolli dhe Ndrec Gjonaj do të vie me një format unik – me kuizin e vetëm në vend kushtuar futbollit “Kush jam unë”.

Analiza të futbollit vendor, e shumëçka tjetër – do ju shoqërojnë çdo të diel, nga ora 22:00.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika