Topalli përmend emra të shqiptarëve që “ishin të lidhur me UDB-në”

Ish-veprimtari Faton Topalli ka përmendur emra të personave shqiptarë për të cilët ka pretenduar se kishin lidhje me UDB-në, gjatë intervistës në Debat Plus, në kuadër të ciklit “Dosjet”.

Duke folur për demonstratat e vitit 1981 në Kosovë dhe zhvillimet në konviktet e studentëve, Topalli ka përmendur Nevruz Isufin, për të cilin ka pretenduar se mbështeste dy persona nga Peja që synonin arrestimin e Ali Lajçit më 25 mars 1981.

Sipas rrëfimit të tij, Abdullah Prapashtica kishte ndërhyrë për ta penguar arrestimin, duke u thënë personave të përfshirë se ekzistonte një vendim për të mos kryer arrestime në vende publike.

Topalli ka përmendur edhe Zymber Zymberin, të cilin e ka përshkruar si pjesëtar të strukturave të sigurisë së asaj kohe dhe ka folur për rolin e një personi me mbiemrin Pepshi, të cilin e ka identifikuar si informator brenda grupit të studentëve.

“UDB-ja e ka pasë një spiun brenda, mes grupit të studentëve, i cili e ka mbiemrin Pepshi”, ka deklaruar Topalli.

Ai ka thënë se Pepshi, sipas informacioneve që ka, e informonte Nevruz Isufin për zhvillimet brenda konvikteve.

Topalli ka folur edhe për mënyrën se si, sipas tij, informacionet nga konviktet arrinin te strukturat politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Të fundit nga rubrika