Personat që kryejnë akte dhune gjatë protestave në Shqipëri mund të përfshihen në një listë të zezë në sistemin TIMS, me synimin që t’u kufizohet hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas raportimit të Top Channel nga grupi që po merret me hartimin e paketës pranë Kryeministrisë, propozimi parasheh identifikimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestave dhe regjistrimin e tyre në këtë sistem.
Nisma vjen pas paketës së paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama të hënën, ndërsa grupi i punës po përgatit masat që synojnë trajtimin e rasteve të dhunës.
Sipas raportimeve, përfshirja në listën e zezë do të kishte për qëllim kufizimin e hyrjes në vendet e BE-së për personat e identifikuar.
Megjithatë, propozimi është në fazën e shqyrtimit dhe nuk është bërë e ditur nëse masa do të miratohet dhe si do të zbatohej në praktikë.