Fazlija për tërmetin në Turqi: Ishte një gjendje tmerruese, kemi punuar 4 orë rresht t’i nxjerrim personat që ishin nën rrënoja

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Mundjes të Kosovës, Genc Fazlija, ka thënë se gjendja pas tërmetit në Turqi është e vështirë. Ai ka theksuar se nuk kanë hezituar t'i ndihmojnë njerëzit që kishin nevojë për ndihmë

Genc Fazlija

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Mundjes të Kosovës, Genc Fazlija, ka thënë se ekipi e ka pranuar me qetësi gjendjen e krijuar pas tërmetit në Turqi.

“Jemi grumbulluar të gjithë në hollin e hotelit ku ishim të vendosur, dhe duke i shfrytëzuar shkallët emergjente të hotelit, kemi dalë jashtë e i kemi shpëtuar të gjithë pa asnjë lëndim”, ka thënë Fazlija në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Tutje, Fazlija ka thënë se kur kanë dalë jashtë objektit ku ishin duke qëndruar, ishin të rrëzuara banesat 15-20 katëshe.

“Kemi dëgjuar shumë njerëz duke kërkuar ndihmë dhe ne me atë shpirtin human të shqiptarëve, iu kemi ofruar ndihmë dhe fare s’kemi hezituar”, ka shtuar Fazlija.

Ndër të tjera, ai ka treguar se për katër orë rresht kanë ndihmuar që t’i nxjerrin njerëzit që ishin nën rrënoja.

“Ka qenë një gjendje tmerruese, ka pasur familjarë që nuk kanë mundur ta gjejnë njëri-tjetrin. Në disa momente ka qenë e pafuqishme t’i ndihmojë djali nënës ose babai fëmijës”, ka shtuar Fazlija.

Mes tjerash, Fazlija potencoi se kjo ngjarje ishte shokuese, duke shtuar se ky tërmet kishte shkatërruar shumëçka.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika