Fazliu: Udbashi Sahit Ismalji kishte torturuar psiqikihsht nënën dhe hallën time, ditën kur ranë heronjtë Fahri Fazliu e Afrim Zhitia

Fahri Fazliu, nipi i dëshmorëve Bahri dhe Fahri Fazliu, ka shkruar për torturat që pjesëtari i UDB-së, Sahit Ismajli, i ka bërë nënës dhe hallës së tij më 2 nëntor 1989. Ismajli i kishte arrestuar dhe torturuar ditën kur ranë heronjët Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia

Fahri Fazliu, nipi i dy dëshmorëve të kombit, Bahri dhe Fahri Fazliu, ka njoftuar për torturat që nënës dhe hallës së tij iu janë bërë nga pjesëtari i UDB-së, Sahit Ismajli.

Në një postim në Facebook, Fazliu tregoi se Ismajli i kishte arrestuar dhe torturuar psiqikisht nënën e tij, Bahrijen, dhe hallën e tij, Fahrijen, më 2 nëntor 1989, ditën kur ranë heroikisht Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia.

“Është e vërtetë që krimineli dhe udbashi Sahit Ismajli, i kishte arrestuar, marrë në pyetje dhe torturuar psiqikisht nënën time, Bahrijen dhe hallën time, Fahrijen me 2 nëntor të vitit 1989 ditën kur ranë heroikisht Heronjtë e Kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia. Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme!”, ka shkruar Fazliu në Facebook.

Emri i Sahit Ismajlit është përmendur edhe nga ish-e burgosura politike, Fexherie Shala, e cila në emisionin “Debat Plus” ka rrëfyer për torturat dhe tmerret që ka përjetuar nga bashkëpunëtorët shqiptarë të UDB-së, e, veçanërisht nga Sahit Ismajli.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika