FBI identifikon të dyshuarin për atenatin kundër Trumpit

Trump - jashtë rrezikut për jetë pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën teksa fliste në një tubim në Pensilvani më 13 korrik FOTO:AP

Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI) ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park i Pensilvanisë si subjektin e përfshirë në atentatin kundër ish-presidentit amerikan, Doanld Trump.

FBI-ja tha më 14 korrik se hetimi për këtë çështje është duke vazhduar.

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Trump, është jashtë rrezikut për jetë pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën teksa ai fliste në një tubim në Pensilvani më 13 korrik.

Shërbimi Sekret amerikan tha se një person, që ishte në audiencë, është vrarë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Agjentët e kanë vrarë sulmuesin në vendngjarje, bëri të ditur Shërbimi Sekret amerikan.

Trump tha se u qëllua me një plumb që i shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë.

“E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Truth Social.

Me të dëgjuar të shtënat, agjentët e Shërbimit Sekret e tërhoqën ish-presidentin amerikan nga skena dhe e larguan me një automjet që e priste.

Shërbimi Sekret amerikan tha se po heton se si sulmuesi, i armatosur me një pushkë të stilit automatik mundi që të afrohej mjaftueshëm sa për të shtënë dhe për të plagosur Trumpin.

Sulmuesi, që u vra nga agjentët, qëlloi disa plumba drejt skenës “nga një pozicion i lartë jashtë vendit ku u mbajt tubimi”, tha Shërbimi Sekret.

Agjencia Associated Press ka analizuar videot dhe fotografitë e realizuara gjatë tubimit, por edhe imazhet satelitore të vendit ku u mbajt tubimi. Sipas analizimit të këtyre materialeve, sulmuesi ishte në gjendje të afrohej shumë afër skenës ku po fliste ish-presidenti.

Çatia, prej ku besohet se ai sulmoi presidentin, ishte më pak se 150 metra nga skena ku po fliste Trumpi.

Autoritetet amerikane ende nuk kanë bërë publik motivin e këtij atentati.

Trump, që u pa i gjakosur teksa u largua nga skena, mori mjekim në Pensilvani, para se të nisej në klubin e tij të golfit në Nju Xhersi.

Liderët nga e mbarë bota kanë dënuar fuqishëm tentim-vrasjen ndaj Trumpit.

Të shtënat në Pensilvani ndodhën vetëm dy ditë pare se të nisë Kuvendi Kombëtar i Partisë Republikane, ku Trump, 78 vjeç, pritet të siurojë nominimin e partisë për të garuar në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika