FBK licencon vetëm tri klube plotësisht, të tjerave u jep afat

fotoilustrim

KB Istogu, KBF Bashkimi dhe KBF Trepça janë tri skuadrat që janë licencuar deri më tani për edicioni e ri të garave i cili pritet të fillojë së shpejti.

Bazuar në kompetencat e Bordit të FBK-së që dalin nga Statuti, si dhe bazuar në Nenin 4 të Rregullores për Licencin dhe Garim në FBK, pas shqyrtimit të aplikacioneve të klube, Bordi ka marrë vendim që vetëm tri ekipe të licencohen plotësisht.

Këto tri skuadra, një është e meshkujve dhe dy të tjera të femrave.

Tek meshkujt, vetëm Istogu i ka plotësuar kushtet. Tek femrat, Bashkimi e Trepça e kanë arritur këtë.

Klubet e meshkujve si Vëllaznimi, Golden Eagle Ylli, Trepça, Sigal Prishtina, Prizreni, Bashkimi, Peja, si dhe tek femrat Peja 03, Prishtina, Penza e United Basketball janë licencuar me kusht.

Klubet e licencuara me kusht kanë afat deri më 12 Shtator të kompletojnë dokumentacionin e nevojshëm, me ç’rast fitojnë statusin e Klubit të licencuar plotësisht.

Në të kundërtën, konform Nenit 4, alineja 3 e Rregullores për Licencim dhe Garim, ‘pa posedim të licencës, asnjë subjekt nuk mund ta ushtrojë të drejtën e pjesëmarrjes në ndonjë garë ose organizimit të ndonjë gare të basketbollit.’ Edicioni i ri i basketbollit pritet të fillojë këtë muaj me ndeshjet e Superkupës.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika