FC Ferizaj, ngjitja në Superligë dhe synimet për sezonin e ri

Rikthimi në Superligë pas dy viteve mungesë

Fc Ferizaj

Rrebeshi i shiut nuk ishte asgjë për futbollistët e Ferizajt.

Rikthimi në Superligë pas dy viteve mungesë do të thotë që ky është vetëm fillimi i fazës përgatitore.

“Do të vazhdojmë me ritmin të cilin e kemi paraparë, e nga java e ardhshme do të fillojmë me dy stërvitje në ditë,” u shpreh trajneri, Arbnor Morina.

Gjatë këtij afati kalimtar, Ferizaj ka qenë mjaft aktive – por se a do të kemi ende ndryshime në klub tregon trajneri i mirënjohur kosovar.

“A do të sjellim edhe dikë? E gjitha varet nga momenti, do të shohim se a po çalojmë diku apo jo,” shtoi Morina.

Arbnor Morina

Pamjet e siguruara nga RTV Dukagjini qartë tregojnë atmosferën e mirë në grup, por këtë situatë Morina nuk e ka gjetur qysh në fillim.

Trajneri Arbnor Morina shtoi: “Te lojtarët ka qenë një atmosferë e zymtë, detyra primare ka qenë që këta djem me i zgju nga gjumi, me i zgju nga letargjia sepse fundi i fundit në futboll ka edhe humbje edhe fitore. Por, psikologjikisht këta djem kanë filluar të ngritën dhe me punë e përkushtim kanë arritur rezultatin e duhur.”

Mirëpo, përtej kësaj – te Ferizaj një problem i madh është infrastruktura, me klubin e rikthyer që është një nga shumë grupet e Superligës pa një terren adekuat për lojë.

“Qyteti i Ferizajit e meriton një stadium dinjitar, një stadium që prezantohet mirë por edhe FC Ferizaji me klubet tjera,” ka thënë drejtori sportiv.

Këto probleme megjithatë nuk shfaqin problem për futbollistët – e një ndër transferimet e kësaj vere, Astrit Fazliu, tregon synimet e klubit.

“Synimi është të bëjmë një ekip konkurrente, një ekip që ndër vite konkurron në rangun më të lartë në Superligë,” u shpreh lojtari Astrit Fazliu nga FC Ferizaj.

Për rolin e tij në skuadër si kapiten, është shprehur shumë i lumtur bartësi i shiritit te Ferizaj – Florim Berisha.

“Është një ndjenjë e mirë duke marrë parasysh se është një klub me traditë të madhe, dhe është kënaqësi ta bartësh shiritin e kapitenit të kësaj skuadre,” ka thënë kapiteni i skuadrës, Florim Berisha.

Derisa për fund, të intervistuarit zgjodhën që të përcjellin një mesazh edhe te tifozët e klubit.

“Me u mundu sa ma shumë gëzime me i sjellë publikut, por gjithmonë me qenë real dhe me këmbë në tokë,” shtoi Morina.

“Unë po besoj se do të jemi befasia e kampionatit,” u shpreh Selmani.

Ndër të tjera Fazliu si përfundim ka thënë se: “Tifozët e Ferizajit nuk e kanë merituar gjendjen e klubit siç ka qenë, e tash mesazhi i imi por edhe i gjithë ekipit është që do të japim gjithmonë maksimumin, do të dalim nga vetja për të dhënë maksimumin për tifozët tanë”.

Me shpresën që aventura e tyre në Superligë nuk do të jetë e shkurtër, FC Ferizaj synon që të rikthejë lavdinë në qytet me spektakël futbolli.

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika