Federata Spanjolle e Futbollit kërkon dorëheqjen e Luis Rubiales si president

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka kërkuar dorëheqjen e presidentit të saj të pezulluar, Luis Rubiales, duke theksuar nevojën për ndryshime të mëdha në udhëheqjen e futbollit

Luis Rubiales

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF), tashmë ka një qëndrim zyrtar ndaj presidentit të saj të suspenduar, Luis Rubiales.

Ky vendim ka ardhur pas një takimi të hënën pasdite, ku krerët e RFEF-së janë pajtuar me një sërë ndryshimesh të rëndësishme që do të ndikojnë në futbollin spanjoll.

Rubiales është dënuar gjerësisht për puthjen e yllit të femrave të Spanjës, Jenni Hermoso, gjatë ceremonisë së prezantimit të medaljeve dhe të trofeut pas finales së Kupës së Botës për femra, por ka këmbëngulur se ishte “konsensuale” ndërsa refuzoi të largohej nga pozicioni i tij.

Në një deklaratë zyrtare të lëshuar pas takimit, RFEF-ja ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Luis Rubiales, i cili aktualisht është i pezulluar nga FIFA.

Sipas tyre, kërkesa vjen nga ngjarjet dhe sjelljet e papranueshme të tij, të cilat kanë dëmtuar imazhin e futbollit spanjoll.

“Pas ngjarjeve të fundit dhe sjelljeve të papranueshme që kanë dëmtuar rëndë imazhin e futbollit spanjoll, drejtuesit kërkojnë që zoti Luis Rubiales të paraqesë menjëherë dorëheqjen e tij si president i RFEF”, thuhet në njoftim.

Presidenti i përkohshëm, Pedro Rocha, është shpallur si pasardhësi i mundshëm dhe do të udhëheqë tranzicionin deri në mbajtjen e zgjedhjeve në vitin 2024.

Ndryshe, nga kërkesa për dorëheqje, RFEF-ja ka parashtruar edhe disa ndryshime të tjera të rëndësishme. Ata kanë shprehur dëshirën për të zbatuar ndryshime strukturore në anën sportive të futbollit femëror në Spanjë, duke synuar rritjen dhe zhvillimin e kësaj pjese të lojës.

Një hap tjetër i rëndësishëm është tërheqja e ankesës së paraqitur në UEFA nga sekretari i përgjithshëm, Andreu Camps, për pezullimin e RFEF-së për shkak të ndërhyrjes së qeverisë.

Ky vendim ka parandaluar tërheqjen e ekipit spanjoll nga garat ndërkombëtare dhe ka mbështetur qëndrimin e RFEF-së.

RFEF-ja, po ashtu, është zotuar të vazhdojë investimet në politikat e barazisë, me synim të vazhdojë zhvillimin e futbollit femëror në vend.

Për momentin, RFEF-ja nuk ka kërkuar një votë mosbesimi ndaj Luis Rubiales, por vendosi të vazhdojë me kërkesën për dorëheqjen e tij. Kërkesa për votën e mosbesimit do të kërkonte që 30 për qind e 140 delegatëve të Federatës të deklarojnë zyrtarisht mungesën e besimit të tyre ndaj presidentit të pezulluar.

Ndryshe, siç raportohet trajneri spanjoll për ekipin e femrave, Jorge Vilda do të lëshohet nga detyra pas tetë vjetësh në këtë rol. Ky vendim vjen pas kërkesës së 79 lojtarëve spanjollë, të cilët kanë firmosur një deklaratë për të kërkuar ndryshime në stafin teknik dhe menaxhimin e Kombëtares së Spanjës.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika