Federata Portugeze mohon se Ronaldo kërcënoi të largohej nga kombëtarja e Portugalisë

Federata Portugeze ka mohuar një raport që pretendonte se Cristiano Ronaldo kërcënoi të largohej nga kombëtarja e Portugalisë, në ndeshjet për Kupën e Botës, pas një bisede me trajnerin, Fernando Santos

Cristiano Ronaldo





Federata Portugeze e Futbollit ka sqaruar se Cristiano Ronaldo në asnjë moment nuk ka kërcënuar largimin e tij nga kombëtarja e Portugalisë në Katar.

Ndërkaq, është theksuar se raportimet që pretenduan se Ronaldo kërcënoi të largohej nga kombëtarja gjatë një bisede me trajnerin, Fernando Santos, nuk janë të vërteta.

“Deklaratë zyrtare nga FA portugez. Raportet që pretendojnë se Cristiano Ronaldo kërcënoi të largohej nga kombëtarja gjatë një bisede me Fernando Santos, nuk janë të vërteta – FPF sqaron se në asnjë moment Cristiano nuk kërcënoi të largohej nga kombëtarja në Katar”, ka shkruar Fabrizio Romano, në rrjetin social Facebook.

Ndër të tjera, FPF ka theksuar se Ronaldo po ndërton një rekord unik në shërbim të kombëtares së tij, gjë e cila sipas tyre, është dëshmuar edhe në fitorën kundër Zvicrës.

“Cristiano Ronaldo ndërton çdo ditë një rekord unik në shërbim të kombëtares dhe vendit, i cili duhet respektuar dhe që dëshmon shkallën e padiskutueshme të përkushtimit ndaj kombëtares. Meqë ra fjala, shkalla e përkushtimit të lojtarit më të luajtur nga Portugalia u demonstrua sërish – nëse është e nevojshme – në fitoren kundër Zvicrës, në xhiron e 16-tës së Kupës së Botës 2022”, kanë thënë nga Federata Portugeze, shkruan Sky sport.

 





Shija e redaktorit

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika