Feka: Situata në rrugët nacionale është e kënaqshme pavarësisht kushteve atmosferike

Qamil Feka nga Drejtoria për Menaxhimin e Rrugëve ka deklaruar se, në krahasim me gjendjen dhe kushtet aktuale atmosferike, situata në rrugët nacionale në përgjithësi është e mirë.

“Jo shumë e mirë, por është e kënaqshme në krahasim me situatën dhe kushtet atmosferike në të cilat ndodhemi këto dy-tri ditë”, ka thënë Feka në FIVE në RTV Dukagjini.

Sipas Fekës, problemet më të mëdha janë shfaqur pas reshjeve të shiut në disa segmente rrugore, kryesisht për shkak të bllokimit të kanaleve ekzistuese dhe pamundësisë për absorbimin e sasisë së madhe të ujit në rrugë.

“Probleme më të mëdha ka pasur pas reshjeve atmosferike të shiut që ndodhën në disa rrugë, ku ka pasur mbyllje të kanaleve ekzistuese, pamundësi dhe mosabsorbim të sasisë së ujit në rrugë. Këto ishin problemet në rrugët në drejtim të Pejës, tek aeroporti i Komoranit, pastaj edhe në drejtim të QMI-së, tek ‘Baki Automobile’”, ka deklaruar Feka.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika