“Fenomeni Vjosë”, kështu e cilëson presidenten bashkëshorti i saj Prindon Sadriu

Si “Fenomenii Vjosë” e ka cilësuar presidenten Zotëriu i Parë, Prindon Sadiru duke thënë se brenda 24 orëve ka pasur dhjetëra takime në Samitin e Frankofonisë”

Ilustrim





Zotëriu i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, e ka cilësuar bashkëshorten e tij, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si “Fenomen”.

“Fenomeni Vjosë”, kështu ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë ”Dhjetëra takime brenda 24 orëve në Samitin e Frankofonisë”.

Ai këtij përshkrimi disa foto, ku presidentja Osmani është takuar me liderë të ndryshëm botërorë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të punimeve të Samitit të krerëve të shteteve anëtare të Organizatës së Frankofonisë dhe ka takuar krerë të shteteve e të delegacioneve të vendeve të ndryshme që ishin prezent në këtë samit.

Në këtë samit, Osmani është mirëpritur nga presidenti i Tunizisë Kais Saied dhe kryeministrja e Tunizisë, Najla Bouden dhe nga sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, Louise Mushikiëabo.

Gjithashtu gjatë Samitit të Frankofonisë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Kanadasë, Justin Truedeau. Presidentja Osmani dhe kryeministri Truedeau kanë diskutuar për zhvillimet e vazhdueshme në rajon.





Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika