Festat e fundvitit, FSK-ja u ligjëron nxënësve mbi rrezikun e mjeteve piroteknike

Forca e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në kuadër të planit vjetor, është duke realizuar ligjërata vetëdijesuese me temën “Rreziku nga mjetet piroteknike” për nxënësit e Shkollave të Mesme të Ulëta në Republikën e Kosovës.

Siç bën të ditur FSK-ja qëllimi i këtyre ligjëratave është informimi dhe sensibilizimi i nxënësve për pasojat dhe rreziqet që shkaktohen nga përdorimi i mjeteve piroteknike, veçanërisht gjatë periudhave festive, njofton Dukagjini.

“Pjesëtarët e FSK-së po prezantojnë shembuj praktikë, rregullat e sigurisë dhe mënyrat se si fëmijët dhe të rinjtë mund të shmangin incidentet që mund të rezultojnë me lëndime të rënda gjatë përdorimit të këtyre mjeteve”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika