Festë dhe vajtime në Iran pas vdekjes së Ajatollah Khameneit

Disa iranianë po festojnë lajmin se Ajatollah Ali Khamenei është vrarë në sulmet e kryera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli.

Nëpër media botërore pati raportimet se shumë njerëz ishin duke festuar në disa qytete të ndryshme gjatë natës së kaluar.

Pamjet nga rrugët e Isfahan në qendër të Iranit tregojnë njerëz që brohorasin dhe trokasnin me boritë e makinave në shenjë gëzimi, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Një video tjetër tregon njerëz që mblidhen rreth një zjarri të madh, ndërsa fishekzjarrët ndriçonin qiellin e natës.

Disa familje të protestuesve të vrarë gjithashtu festuan në rrugë dhe në shtëpi.

Një raport i agjencisë së lajmeve Reuters thotë se festime kanë ndodhur edhe në Karaj, një qytet pranë Teheran.

Por këtë mëngjes, shumica e asaj që ndodh në rrugë duket se janë ngjarje pro-qeveritare për të vajtuar vdekjen e udhëheqësit suprem, raporton BBC Persian – megjithatë, ende është herët në mëngjes në Iran dhe kjo mund të ndryshojë gjatë ditës.

Në Teheran, imazhet nga agjencitë e lajmeve tregojnë njerëz në rrugë duke vajtuar, disa duke mbajtur fotografi të Khameneit.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika