Gazetari dhe producenti Festim Kabashi, pas më shumë se dy dekadash përvoje në Radiotelevizionin e Kosovës, sot i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një njoftimi ka theksuar se ardhja e Kabashit shënon një etapë të re në partinë e tij dhe është një thirrje për përbashkim të secilit që kërkon ndryshim politik.
“Ardhja e tij, dhe të tjerëve pas tij, le të shihet si një tregues dhe njëkohësisht thirrje për përbashkim të secilit i cili nuk ndjenë komfort me situatën e tanishme politke; që do ndryshim e që angazhohet për këtë ndryshim. Dyert e tona janë të hapura’, ka theksuar ai.
Festim Kabashi është i martuar me Blerta Foniqi Kabashi dhe janë prindër të dy fëmijëve, Klean, 18 vjeçe, dhe Oson, 14 vjeç.