Fetoshi: Serbia e “studentëve” sprovohet me Kosovën

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, ka thënë se humbja e Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit shënon fundin simbolik të trashëgimisë së Sllobodan Millosheviqit në Serbi, por ka ngritur pikëpyetje për drejtimin politik që do të ndjekin fituesit e zgjedhjeve.

Fetoshi ka theksuar se, pavarësisht ndryshimeve politike, Serbia e re mund të jetë e njëjta në thelb, por e paraqitur nën një ambalazh të ri “europian”.

Qëndrimet e “studentëve” për Rusinë dhe Memorandumin në Kragujevc nuk japin ende garanci për një shkëputje të vërtetë nga politikat e mëparshme ka thënë Fetoshi.

Ai ka theksuar se orientimi i ri i Serbisë do të sprovohet përmes veprimeve konkrete ndaj Kosovës, përfshirë arrestimin e Milan Radoiçiqit dhe vënien para përgjegjësisë për sulmin terrorist në Banjskë, braktisjen e strategjisë destabilizuese ndaj Kosovës dhe qasjen ndaj dialogut për normalizim.

”Por, a ka ndodhur dje “e treta, e vërteta” pas Serbisë gjenocidale të Millosheviqit dhe Serbisë hibride të Vuçiqit, nëse Memorandumi i Kragujevcit dhe sanksionet ndaj Moskës do të ishin kalkulime elektorale të pushtetit të ri, është diçka që sprovohet së shpejti: me arrestimin e Radojçiqit dhe përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, braktisjen e strategjisë destabilizuese ndaj Kosovës, qasjen ndaj dialogut të normalizimit, shkëputjen nga ndikimi rus e kinez dhe guximim për t’u ballafaquar me trashëgiminë kriminale të viteve ’90”, ka shkruar ai.

Sipas Fetoshit, Bashkimi Europian përballet me një sfidë të re gjeopolitike: të lejojë vazhdimin e krizave në Ballkan apo të mbështesë orientimin demokratik të Serbisë. Ai ka argumentuar se BE-ja nuk duhet ta lejojë Serbinë revizioniste të vazhdojë të shërbejë si instrument i ndikimit rus në rajon, por duhet ta kushtëzojë afrimin e saj europian me qëndrimin ndaj Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika