FFK-ja organizon kamp treditor me talentët e Diasporës në Grunberg

Federata e Futbollit e Kosovës, në kuadër të zbulimit të talenteve dhe seleksionimit të tyre për ekipet kombëtare,e ka filluar kampin treditor në Grunberg të Gjermanisë, me futbollistët e Diasporës të gjeneratave U15, U16 dhe U17

Federata e Futbollit të Kosovës, në kuadër të zbulimit të talenteve dhe seleksionimit të tyre për ekipet kombëtare, të hënën e 10 prillit ka filluar kampin treditor në Grunberg të Gjermanisë, me futbollistët e Diasporës të gjeneratave U15, U16 dhe U17.

“Ky kamp synon të seleksionojë futbollistët më të mirë, të cilët në të ardhmen do t’i bashkohen ekipeve kombëtare zinxhir të Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar të FFK-së.

Stafi i angazhuar përbëhet nga profesionistë të fushës dhe që janë pjesë e ekipeve kombëtare U15 dhe U17: Arbnor Morina, Fadil Berisha, Fatos Vishi, Ilir Nallbani e Masar Qosa, derisa nga afër këto talente do t’i vëzhgojnë edhe drejtori i ekipit kombëtar, Muharrem Sahiti dhe koordinatori i kombëtareve të grupmoshave, Isa Sadriu.

Në këtë kamp po marrin pjesë rreth 60 futbollistë, prej të cilëve, ka lojtarë edhe nga klubet e mëdha si Schalke, Twente, Greuther Furth, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Nurnberg, Borussia Monchegladbach, Hannover, Stuttgart dhe Hertha Berlin.

Pjesëmarrja e këtyre futbollistëve tregon se ky kamp është një mundësi e mirë për të seleksionuar sa më shumë lojtarë të talentuar që në të ardhmen do t’i shërbejnë ekipeve kombëtare të Kosovës, por njëherësh dëshmon edhe përkushtimin e FFK-së për t’i ofruar mundësi secilit lojtar me prejardhje nga Kosova që ta veshë fanellën dardane.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika