Transmetimi i Kuvendit të Shqipërisë u ndërpre nga fundi i seancës, duke mos pasur mundësi transmetimi live në ekran.
Shkak u bë përfshirja nga flakët e fibrave të transmetimit, që ndodhen në pjesën e jashtme të Kuvendit.
Mësohet se flaka u shkaktua nga nja flakadan që një prej gardistëve e hodhi nga dritarja, pasi ia mori nga duart deputetit të PD që e ndezi brenda në sallë.
Për fat të mirë flaka u shua shpejt, dhe nuk pati probleme të tjera./TCH